Kur erdhi RENEA policia rrinte duke…! Gazetari trondit: Ja skenari i fshehte i atentatit ne Shkoder

Një atentat mafioz tronditi Dobraçin më 30 tetor 2024, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.

Gazetari Jul Kasapi ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi veprimet e policisë.

I ftuar në Top Story në Top Channel Kasapi deklaroi se policia e Shkodrës është futur dy orë me vonesë në zonën e Dobraçit ku u bë atentati.

Sipas tij policia është futur në zonë vetëm pasi ka mbërritur RENEA. Po ashtu ai tha se edhe ambulanca ka shkuar mbi 30 minuta me vonesë. Kasapi hedh dyshime edhe për vdekjen e burrë e grua që ndodheshin rastësisht në zonë, nëse këta të fundit janë përplasur nga mjeti i viktimave apo pas fshihet një tjetër skenar.

Ai tha se policia ka dështuar në parandalimin e këtij krimi, pasi nuk ka ka marrë parasysh kallëzimin e bërë rreth dy javë para ngjarjes nga Arlind Bushati, i cili mbeti viktimë. Ky i fundi kallëzoi se në qytet ishte tentuar që t’i bëhej atentat, por arma e autorëve nuk ishte shkrepur.

“Si ka mundësi që policia e Shkodrës është futur dy orë me vonesë në Dobraç, atëherë kur u futën forcat RENEA, ambulanca ka mbërritur 40 minuta me vonesë, ku jeta e 23 vjeçarit mund të shpëtohej, si nuk u gjet një automjet që u dogj vetëm 5 minuta larg Shkodrës, mjeti i autorëve?”, tha ai.

Më tej shtoi: Sa e vërtetë është që makina e viktimave i ka rënë nga pas motorit të dy viktimave të tjera, burrë e grua? Apo mos ka ndonjë skenar tjetër? Policia së pari nuk ka dhënë asnjë gjë lidhur me armët e gjetura, asnjë detaj, tepër e mjegull për informacionet e tjera. Pse policia nuk mori parasysh kallëzimin e Bushatit, ku me video doli se ju bë një atentat, por nuk përfundoi sepse nuk shkrepi arma?”