Kundër dashurise së tyre? Babai i Jozit i dërgon mesazh te forte prindërve të Loredanës (Foto)

Pjetër Marku, babai i Jozit, ka folur së fundmi për rrugëtimin e djalit të tij në “Big Brother VIP 4”, duke dhënë mendimin e tij për lojën, debatet dhe marrëdhënien me Loredanën.

Në fillim, ai pranoi se strategjia e parë e Jozit në shtëpi ishte e ashpër dhe e gabuar, por me rikthimin e tij, ai ka treguar versionin e tij të vërtetë.

Gjithashtu, Marku komentoi edhe përplasjet e Jozit me Rozanën dhe Gjestin, duke mos u ndalur në detaje, por duke lënë të kuptohet se i ka ndjekur me vëmendje.

Një nga temat më të diskutuara ka qenë marrëdhënia mes Jozit dhe Loredanës, për të cilën babai i tij u shpreh i hapur:
“Nuk jemi aspak kundër që ata të njihen jashtë. Përsa i përket Loredanës, ne mbështesim zgjedhjet e djalit tonë, por duam që ai të luajë lojën e tij. Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin në varësi të situatave brenda në shtëpi. Ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe ne s’jemi aspak kundër që të njihen jashtë.”

Duke iu referuar shqetësimeve të prindërve të Loredanës mbi këtë marrëdhënie, Marku shtoi:

“Ne i mirëkuptojmë për shqetësimet e tyre të mëparshme. Di të them që Jozi na ka bërë krenarë. Këshilla ime për të ka qenë ta shijojë ‘Big Brother’, pavarësisht se si interpretohen gjërat.”

Mesazh i transmetuar në Big Brother VIP: Fan Club
Me këtë deklaratë, babai i Jozit lë të kuptohet se ai dhe familja e tij e mbështesin rrugëtimin e tij, ndërsa mbetet për t’u parë si do të zhvillohet marrëdhënia mes tij dhe Loredanës brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.