Kunata kap mat kunatën ne Tirane: E filmon me dashnorin, videon ia çon gruas së tij(Video)

Një histori telenovelash është denoncuar në JOQ ditën e sotme. Një tradhti që ka tronditur familjet e përfshira ka nxjerrë në pah një rrjet kompleks lidhjesh emocionale dhe përplasjesh familjare.

Historia ka protagoniste një 21-vjeçare me inicialet F.C e cila është e fejuar me një djalë i cili aktualisht ndodhet në burg, por vajza ishte njëkohësisht e lidhur me një burrë të martuar me fëmijë.

Denoncimi është kryer nga bashkëshortja shtatzënë e këtij të fundit e cila ishte në dijeni për tradhtinë e të shoqit me 21-vjeçaren, ndërsa ndodhet në muajin e 8-të të shtatzënisë.

DENONCIMI

“Un jam nji nene 33 vjec ,kam nji djal 6 vjec , edhe jam ne pritje te muajt 8 te shtatzanis se femis se dyte, per 7 muajsh kam pervuajtur tradhetin nga im shoq.. ate qe dua te publikoj eshte emri edhe foton e personit (femres) kam vidio por eshte edhe im shoq. Kte vajzen e kan kap njerezit e te fejuarit te vet qe aktualisht e ka ne burg.

Eshte 21 vjec nga Gramshi, e fejuar me nji djal qe aktualisht eshte ne burg,,. nderkohe qe kjo jetonte te shpia e burrit te vet e tradhtoj me burrin tim,,, vidio qe eshte ber eshte ber nga njerezit e burrit te ksaj dhe burri im ishte duke e cuar te shpia ne oren 4 te mengjesit.

Njerezit e burrit te ksaj e kan kap, dmth e kan ruajtur jasht deres. Kjo dilte e u takonte me burrin tim cdo nate ky e merte e conte te shpia. Ky muhabet ka 8 muaj qe vazhdon, dmth e gjith koha e shtatzanis time eshte ndikuar nga kjo situate. Dori eshte kunata, motra e burrit te ksaj.”

E reja jetonte në shtëpinë e të fejuarit të saj në Gramsh dhe u përfshi në një lidhje të fshehtë me burrin e martuar prej disa kohësh.

Videoja e cila ka zbuluar këtë tradhti është realizuar nga njerëzit e të fejuarit të 21-vjeçares, vëllai i tij dhe gruaja.

Kunata e të resë filmon momentin kur e reja dhe burri i martuar janë në makinë dhe ky i fundit po e kthen 21-vjeçaren në shtëpi në orët e para të mëngjesit, pas takimeve të tyre të fshehta.

Gruaja e vëllait dhe vëllai i të fejuarit të vajzës e kanë ruajtur atë jashtë derës dhe më pas e kanë kapur duke hyrë në shtëpi.

Familja e të fejuarit, duke përfshirë kunatën e saj, e cila quhet Dori, kanë qenë dëshmitarë të situatës dhe e kanë përballur atë me faktet dhe videon ia kanë çuar gruas së burrit të cilin 21-vjeçarja ishte e lidhur.