Klea Prenga ka reaguar sërish në rrjete sociale por këtë herë për nënën e Antonela dhe Mariela Berishaj, Donika Marashi.
Ajo ka bërë postimin pas reagimit që e ëma e motrave Berisha ka bërë në Instastory.
Në postimin e saj Donika Marashi shkruan se në shtetin ku jeton ka denoncuar të gjitha adresat që po përdorin imazhin e saj për të denigruan figurën e Klea Prengës dhe të familjarë të saj.
Por modelja në postimin e saj i ka kujtuar zonjës Marashi komentin denigrues që ajo bëri menjëherë pas sulmit të vajzave të saj.
”Marr shkak të bëj këtë postim pasi mamaja e dy personave që kryen sulmin brutal ndaj meje ka vendosur të postojë në Instagram Story një deklaratë ku përmend faktin që distancohet publikisht nga çdo adresë që është hapur për të denigruar palën tjetër që jam unë.
Kjo e njëjta person, në momentin kur unë publikova fotot e plagëve pas sulmit, ishte një ndër komentueset e para, koment të cilin e fshiu brenda 5 minutash. Ajo përdori një gjuhë të degjeneruar dhe të pahijshme kundër meje dhe motrës time, duke vërtetuar se fjalët dhe veprimet e saj janë krejt të ndryshme nga ajo që pretendon publikisht. Po i rikujtoj zonjës komentin e saj dhe fjalorin e përdorur me foton më poshtë.
Prej disa javësh, jam përballur me dhjetëra profile të rreme në TikTok të hapura nga i njëjti person, të cilat postojnë komente fyese dhe denigruese ndaj meje në mënyrën më të ulët të mundshme. Për më tepër, janë postuar edhe foto të familjarëve të mi. Unë qëndroj gjithmonë e hapur dhe e sinqertë përballë publikut, pa u fshehur pas identiteteve të rreme. Ndryshe nga disa njerëz, unë nuk përdor fjalë të ulëta apo komente fyese për t’u mbrojtur apo për të sulmuar dikë tjetër. E vërteta ime është publike dhe e qartë për këdo që ka parë dhe të shohë faktet. Drejtësia dhe e vërteta gjithmonë dalin në dritë, pavarësisht se sa kohë mund të marrë”, shkruan Klea Prenga në postim.
‘K*rva të shtrenja 500 euro nata’, Klea Prenga mesazh të
Postimi i Klea Prengës
‘K*rva të shtrenja 500 euro nata’, Klea Prenga mesazh të
Postimi i Klea Prengës
Klea Prenga u dhunua barabarisht nga motrat Berisha në gusht të këtij viti teksa ishte duke darkuar me shoqet e saj në një restorant tek Kodra e Diellit, sulm i cili mendohet se ka ndodhur për shkak të lidhjes sekrete që Prenga kishte me partnerin e Marinelës
Ndërsa motra Antonela dhe Mariela Berishaj janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për plagosje të rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet./Versus.al