Kreshnik Spahiu: Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, PD-ja përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas rreth 1 ore.

Spahiu e merr analizën e tij, duke e krahasuar opozitën dhe të djathtën shqiptare me të djathtën në Europë dhe Amerikë. Çuditërisht kudo e djathta po pëson një rritje në numra dhe po merr pushtetin në disa vende, ndërsa vetëm në Shqipëri ndodh që e djathta ka rënie drastike.

“E gjithë e djathta po merr epërsi në gjithë Europën. Po dyfishohet, ndërsa në Shqipëri po përgjysmohet. Dhe e djatha ekstreme është rritur. Nuk bëhet fjalë për një të majtë në Gjermani, Francë, Austri, SHBA. E majta u rafshua. Ndërkohë që në Shqipëri ndodh e kundërta. E djathta nuk prezantohet si lidershipi ri. Aleanca e 5 të pandehurve të SPAK, Berishës, Metës, Ahmetaj, Belerit, Mediut shfaqen si shpresa për ndryshm. Një e djathtë e fortë do shënonte një rezultat historik. Do kishte një aleat si SPAK” tha Spahiu./ Rilindje.info