Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendje të madhe të publikut pasi u shfaq në një televizion amerikan duke marrë ndihma sociale
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendje të madhe të publikut pasi u shfaq në një televizion amerikan duke marrë ndihma sociale.
Ato pamje tronditën opinionin publik shqiptar, sidomos brezi i viteve 80’ që nuk e kanë harruar kurrë zërin dhe talentin e saj.
Të shumtë kanë qenë kolegët që janë shprehur të lumtur pas rishfaqjes së Simakut. Këngëtari Kozma Dushi shprehet për Top Channel se ka shumë kujtime të bukura me të dhe uron që të kthehet shpejt në rrugën e artit.
“Respekt dhe kënaqësi të flasësh për Parashqevi Simakun, kam kujtimet më të bukura në udhën e këngës time nëpër fest RTSH…ajo ishte një vajzë shumë e mirë, një kolege me një vokal brilant dhe e pa zëvendësueshme. Uroj me shpirt që të kthehet në rrugën e artit”, shprehet Kozma Dushi.