Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen e rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës. Ajo ka treguar se Kolë Manaj, i cili u vetëvra, pasi mendoi se kishte vrarë Anila Prendushi Ndoka, kishte hequr dorë nga Amerika, për të qëndruar me partneren e tij në Shqipëri.
E ftuar në emisionin “Open”, gazetarja pretendon se kjo ishte një ngjarje që nuk mund të parandalohej, pasi problemi qëndron te mentaliteti.
“Kolë Manaj kishte gjysëm e famijes në Amerikë, por e kishte braktisur Amerikën për të qëndruar me Anilën. Në dukej ata dukeshin një çift normal, që nuk kishin probleme. Sipas informacioneve që kam, ata nuk kishin probleme ekonomike.
Por refuzimi nga një grua, ka bërë që ai të ndërmarrë veprimin ekstrem. Është shqetësuese humbja e jetës dhe trauma që u është shkaktuar fëmijëve, të cilët kanë përjetuar ndarjen e prindërve dhe tani këtë tragjedi. Është më shumë një problem social, sesa i policisë. Meshkujt shqiptarë nuk dinë të pranojnë refuzimin,” tha Klodiana Lala.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dinamikën e ngjarjes tragjike që tronditi paraditen e kësaj të marte kryeqendrën e veriut, Shkodrën.
34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë partneren e tij 44-vjeçare, Anila Prendushi Ndoka dhe më pas qëlloi veten. Si pasojë i riu humbi jetën, ndërsa nëna e tre fëmijëve mbeti e plagosur rëndë. Aktualisht ajo ndodhet në spitalin e Traumës në luftë për jetën.
Sakaq, mbrëmjen e sotme gazetarja Lala ka rrëfyer në emisionin “Open” se përgjatë kohëve të fundit çifti kishin konflikte me njëri-tjetrit. Ka qenë 44-vjeçarja ajo e cila i kishte kërkuar Manajt që të ndaheshin, mirëpo ky i fundit nuk kishte pranuar sa që kishte inskenuar në kokë dhe planet për të rikthyer partneren e tij me të cilën kishte 5 vite që bashkëjetonte.
Sipas asaj që gazetarja pohoi ky shtetas kishte planifikuar një tentativë vetëvrasje me qëllim që të kthente sërish pranë vetes 44-vjeçaren.
Ditën e sotme ai kishte shkuar te qendra ku dhe Anila punonte dhe e kishte marrë atë me automjetin i cili ishte në pronësi të gruas. Ata kishin qëndruar me makinë në një kompleks pallatesh në zonën “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës ku dhe 34-vjeçari qëlloi me plumb në kokë 44-vjeçaren dhe duke menduar se kjo e fundit kishte ndërruar jetë qëlloi më pas dhe veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sakaq, dy janë pistat të cilat policia ka përqendruar hetimet, ajo e xhelozisë dhe ajo e pamundësisë ekonomike.
Siç kemi raportuar më herët Anila ishte e vetmja që punonte dhe sillte të ardhura në shtëpi, ndërsa 34-vjeçari thuhet se ishte i pa punë.