Një sherr me sende të forta ka ndodhur ditën e sotme në Fier.
Punonjësit dhe pronarët e dy agjencive funerale që operojnë prej vitesh në qytetin e Fierit janë konfliktuar për shkak të konkurrencës.
Mësohet se 4 persona, përfaqësues të njërës prej agjencive, u kanë zënë dy pronarëve të agjencisë tjetër dhe i kanë rrahur me shkopa bejsbolli për të mos u prishur punë me klientët pasi konkurenca e tyre u ka sjellë probleme.
Për shkak të sherrit të agravuar, një 38- vjecar është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një prej autorëve ka rënë në prangat e policisë, ndërsa tre të tjerët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.