Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ish kryebshkiaku i Kukës, Safet Gjici, është në gjendje të rëndë shëndetësore në burg.
“Zoti Gjici kërkoi liri me kusht për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore që ka patur.
Safet Gjici edhe pse akti që kreu ishte moralisht i dënueshëm dhe ligjërisht, për mua, sot dy vjet më vonë, nuk ka më arsye që Safet Gjici në atë gjendje që është të qëndrojë në arrest me burg, të gjithë epikrizët rezulton në gjendje problematike shëndetësore me një sëmundje të rëndë”, tha ndër të tjera Lala.
SPAK po kryen hetime për disa telefonatë që kryebashkiaku Veliaj ka kryer ndërsa transportohej nga paraburgimi i Durrësit për në godiën e SPAK-ut, duke i marrë telefonin një polici të burgjeve. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kur u transferua nga paraburgimi drejt gjykatës, ka bërë telefonata dhe zonja Xoxa që ishte në përgjim, një nga telefonatat është adresuar në telefonin e saj. Kjo bisedë është një akuzë e re ndaj Veliajt, tha Lala.
“Kur u transferua nga paraburgimi drejt gjykatës, ka bërë telefonata gjatë transferimit. Zonja Xoxa ishte në përgjim, një nga telefonatat është adresuar në telefonin e saj, SPAK e ka përgjuar. Kur Veliaj po njihej me masën e sigurisë, SPAK dhe BKH ka thirrur të gjithë grupin e shoqërimit dhe i ka marrë në pyetje. Një nga punonjësit e policisë, pranoi para hetuesve që i kam dhënë telefonin zotit Veliaj sepse ma kërkoi. Ai tha, duke qenë se e shoh Veliajn me pushtet ia dhashë sepse rrezikoja vendin e punës. Por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Ai është oficer me eksperiencë ka shumë vite. Ka nisur edhe hetim për grupin e gatshëm që ka bërë transferimin. Është ngritur një akuzë e re, për futjen dhe mbajtjen e sendeve të paligjshme, që ka marzh 5-10 vite burgim. Kur vepra penale kryhet me një profesionist, dhe ai edhe pse në furgonin e policisë, konsiderohet si ambjent paraburgimi dhe koncepti i ligjit është që punonjësi i policisë është profesionist dhe e ka kryer në bashkëpunin. Veliaj ka dhënë shpjegime. Kjo është akuzë e re”- tha Lala.