Nikola Ndoni, këshillues shëndetësor holistik e ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” ka folur për këtë lloj mjekësie e cila është shkenca që i referohet trupit, mendjes e shpirtit.
Duke treguar se si mjekësia holistike funksionon, Ndoni tha se parfumet, kremrat kundër diellit dhe deodorantët shkaktojnë infertilitet, ndërsa theksoi se 6 muaj përpara shtatzënisë ndaloni ushqimet e përpunuara.
Sipas tij disbalanca nuk merret nga jashtë sepse nëse ke dispbalanca në hormone nëse e merr nga jashtë nuk e rregullon problemin por ndërhyn tek ai.
Për fat të keq kemi disa vonesa dhe na ka krijuar idenë e mjekësisë se mjeku është engjëlli që ka zbritur në tokë, por duhet të ngremë dhe disa pikëpyetje sepse shkenca e mjekësisë janë disa praktika mjekësore që ndiqen nga OBSH. Mjekësia holistike vjen nga greqishtja holos do të thotë e gjitha, e parë trupin nga të gjitha drejtimet.
Ne jemi tip dedektivësh jemi në kërkim të shkakut pse ndodhin problemet shëndetësore. Kjo lloj mjekësie e përhapur në vendet demokratike sepse përfshin të gjitha llojet e mjekësisë. Duhet të bazohemi te natyra dhe jo medikamentet, nuk dua të nge alarmet, por në rast se ne do të vetëditësohemi, nëse krijojmë ato njohuritë e duhura shëndeti nuk kërkon lekë.
Më tej ai u shpreh se infertiliteti ose moslindja është një situatë vërtetë alarmante sepse një statistikë e vogël vetëm në 20 vitet e fundit tregon se niveli i testosteronit ka rënë 40% sepse ndryshimet që kemi bërë në mënyrën e të ushqyerit si kemi bërë në 70 vite.
Ndryshimet janë të ndryshme por më kryesorja është ushqyerja dhe jetesa. Që nga cilësia patjetër, por dhe mënyra sa herë hamë, si hamë, çfarë konsumojmë sepse çdo gjë që ndodh në trupin tonë drejtohet nga hormonet. 5 vitet e fundit një shkencë hepigjenetika që janë gjenet, ndikojnë stresi, gjumi, shqimet dhe në rast se nuk përdorim ushqimet e duhura dhe gjenet janë aty me mënyrën tonë të ushqyerit.
Të gjitha ushqimet e përpunuara veçanërisht sheqeri është baza. Ka kolesterol i oksiduar që është i keq, por kiolesteroli është i mirë se pa të s’ka hormone dhe s’ka fëmijë. Kolesteroli cilësor janë te produktet shtazore, për shembull s’ka nevojë të bëni 10 analiza ju femrat mjaftojnë të shikoni ciklin nëse ka dhimbje diçka nuk shkon.
Nëse cikli hormonal është me dhimbje ka dispalnacë hormonale, është tkurrja e mitrës që na jep probleme. Janë tre lloj hestrogjenesh që vihen në lëvizje nga ushqimet që prodhohen. Helmet janë një nga shkaktarët e problemeve seksuale.
I pyetur se si ta pastrojmë organizmin, Ndoni tha se disbalanca nuk merret nga jashtë nëse ke dispbalanca në hormone nëse e merr nga jashtë nuk e rregullon problemin.
Gjendrat tiroide kur marrin medikamentet jo se zgjidhim problemin por ndërhyjmë te problemi. Jemi të dizinformuar, por duhet të dimë se kremrat, deordorantet duhen shmangur sepse kanë metale dhe ato hyjnë te sistemi endokrinë dhe ky sistem është urdhërdhënëse dhe te insulina ku ndikon dhe sheqeri.
Në shtatzëni as huk diskutohet fare shmangia e tyre, minimalisht do thosha një vit, por 6 muaj para shtatzënisë duhet të përgatitemi, duke filluar nga ushqimi sepse ndikojnë drejtpërdrejtë te produkti. E para nuk duhet të shmangim produktete shtazore, hekuri janë një problem i madh, 40% e femrave sot në botë kanë anemi sepse kanë mungesë të hekurit dhe një nga këto probleme është përdorimi i shumtë i drithërave aty gjendet acidi hilik, përqëndrohuni te fruta- perime të stinës, vaj ulliri, mish, sallate jeshile.
Organizmi ynë është një makinë perfekte vetëm lëreni të qetë se vetërregullohet. Natyra s’ka nevojë për të futur duart ne, mos shmangni kripën. Rregulloni shëndetin e përgjithshëm për të rregulluar dhe infertilitetin. Dëshira seksuale është nxitje për të prodhuar dhe jo për të bërë qejf. Jepini trupit tuaj mundësinë dhe një nga gjërat e mira që duhet të bëni është agjërimi hani dy herë në ditë dhe stop.