Meteorologu Hakil Osmani ka treguar se si do të jetë moti këtë fundjavë, duke theksuar se kjo e premte do të karakterizohet nga reshjet e shiut, ndërsa e shtuna dhe e diela do të kenë mot të qendrueshëm.
Ai ka thënë për “News Line” se do të kemi ulje të madhe të temperaturave. Sa i përket, javës që vjen që do të jetë dhe festive për shkak të festave të Nëntorit, Osmani ka vënë në dukje
se do të jetë mot i qendrueshëm, do të ketë dhe vranësira, por jo problematike. Sipas Osmanit, do të kemi rënie të menjëhershme të temperaturave tipike të stinës së dimrit.
“Zonat që pritet të jenë me reshje shiu, janë zonat veriore, ndërsa zonat jugore do të kenë reshje më të pakta.
Në zonat juglindore do të shfaqen reshjet e dëborës, ndërsa ditën e diel pritet moti i qendrueshëm. Në orët e mbrëmjes era shkon 100 km për orë të shtunës. Kryesisht pasditja është ajo që do të ketë problematika të erës. Do të kemi një ulje të temperaturash me 4 ose 5 gradë celcius ditën e shtunë dhe do të vijojë dhe për gjatë ditës së diel dhe priten të jenë akoma më të ulëta. Ndërsa në orët e mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit.
Javës së vjen, pjesa më e madhe motit të qendrueshëm dhe pjesa e dytë e javës të ketë vranësira por jo problematike. Rreshjet e shiut janë prezente dhe rënia e menjhëreë qe kësaj fund sjell tempera që i ngjajë dimrit, maksimumi 19 gradë celcius”, tha ndër të tjera ai.