“Ke fjetur njëherë me njërin, njëherë me tjetrin”, sherri mes Gentës dhe Valbonës: Si i fiton ti lekët e bukës

Përplasja mes Gertës dhe Valbonës ka agravuar tej mase gjatë Prime të sotëm në Big Brother VIP.

Valbona akuzon Gertën se ka ofenduar atë dhe vajzat e tjera të shtëpisë me komente të papërshtatshme. Nga ana tjetër, Gerta nuk pranoi akuzat dhe e quajti Valbonën një manipuluese që ka luajtur me ndjenjat.

Pjesë nga debati mes tyre:

Gerta: Valbona është një shpifëse, ti në këtë shtëpi ke luajtur me kartën e joshjes, me djemtë e shtëpisë. Valbona nuk ka çfarë bën më këtu, Jozi iku, Gerti iku. Laerti nuk i kthen më.

Më ka pyetur në javën e parë a mund të lidhem me këtë djalë, sapo ka hyrë në shtëpi ka menduar dhe ka hedhur sytë te të gjithë djemtë, si të krijojë çift. Kjo ka qenë formula, Jozi e refuzoi, pastaj filloi të luante me G Banin dhe Laertin. Është hequr sikur është tallur nga Laerti dhe s’e ka kuptuar. Në fakt, e dinte që Laerti po e tallte dhe e lejonte. Tani kërkon të viktimizohet me mua dhe më thotë je tallur me mua. Kur po ma thoshin të gjithë, e kuptova. Donte që unë të heshtja për pëlqimin që Valbona më ka thënë për Jozin që në fillim

Valbona: Është jashtë Jozi, ti po thua je fallxhore

Gerta: Kjo ka qenë loja e Valbonës, ka pasur kartën e joshjes dhe kur loja stopoi se G Bani doli dhe Laerti s’i fliste, Valbona filloi të shpifte me situata nga jashtë. Mbaj mend kur kemi qenë në lokal, kam qenë me regjisoren Sara Jaupaj, ajo është dëshmitare…

Valbona: Gerta ka bërë sulme të vazhdueshme ndaj vajzave në shtëpi. Që nga ai momenti në dush, kjo më ka thënë a e di ti si quhen ato vajzat që flenë një natë me njërin, një natë me tjetrin.

Gerta: Nuk e kam thënë ashtu, mos e deformo

Valbona: Ia kam thënë ka kamera 24/7, por në ditën 60 unë do të flas. Kjo thotë do flas për ty si i fiton ti lekët e bukës. Si i fitoj?

Gerta: Po i manipulon fjalët

Valbona: Si i fitoj lekët unë?!

Gerta: Nëse kërkon përgjigje, duhet të rrish aty me mua dhe të presësh përgjigje.