Andrea, konkurrenti i shumëpërfolur në “Përputhen” në një intervistë në TAR u ndal tek një detaj shumë privat, siç është fakti se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale që prej nisjes së këtij programi në muajin shtator…
“Të betohem nuk kam bërë gjë fare (qesh). Për sytë e ballit, zero”.
Pra ti po thua që gjatë këtyre muajve ti nuk ke pasur asnjë raport intim me një vajzë jashtë “Përputhen”?
“Jo, asnjë. Lëre mos na fol… Është torturuese, e di”.
Po kur të shkruajnë vajza që duan të të takojnë, çfarë u thua?
“Nuk e di se si t’i menaxhoj. Sepse nuk kam pasur ndonjëherë kaq shumë vëmendje. Kam frikë t’i flas një vajze dhe të vijë ajo të fiksohet me mua e të më nxjerrë skandalet tek programi”./Radar.al