“Kam shkuar me femra ”/ Ola e BBV e thotë troç: Ska rëndësi a janë pleq, ja çfarë shijoj tek ato

“Unë eksperimentoj shumë në lidhje, në partner. Kam patur marrëdhënie edhe me vajzë”

Banorja e “Big Brother VIP 4”, Ola, i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë ditën e sotme. Ajo ka zbuluar për herë të parë se ka qenë në një lidhje me një vajzë.

Gjatë një bisede me Amber, Ola u shpreh se ka qejf që të eksperimentojë që të shohë se ku është, të dijë se çfarë do.

E pyetur nga Amber nëse vajza në fjalë ishte shqiptare apo e huaj, Ola u përgjigj menjëherë: “Shqiptare”.

Pjesë nga biseda:

Ola: Unë eksperimentoj shumë në lidhje, në partner. Kam patur marrëdhënie edhe me gocë

Amber: Vërtetë?

Ola: Po, një lidhje

Amber: Ke pasur lidhje me gocë?

Ola: Po, se kam problem. Kur ndihem mirë me dikë, ndihem mirë, nuk ka lidhje as mosha, as gjinia. Thjesht dua ta shoh unë ku jam, drejtimin tim, të eksperimentoj të gjitha dhe në fund të di se çfarë dua.

Amber: Ishte e huaj apo shqiptare?

Ola: Shqiptare