Julia Ilirjani zbulon historite intime ne qytetet shqiptare te Parashqevi Simakut: Mi tha me gojen e vet

Aktorja e njohur, Julia Ilirjani, ka qenë e ftuar në podkastin e vajzës së saj, Renee Reffo.

Aty mes shumë temash, Julia ka thënë se Parashqevi Simaku i ka treguar për gjithçka kur aktorja ishte në Amerikë dhe u takuan.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” zbulon se e ka pyetur Parashqevinë për koncertet që ajo bënte nëpër qytetet e Shqipërisë para se të largohej drejt Amerikës.

“Një rast tjetër ishte në Vlorë. E pyeta si të komplimentonin në Vlorë? Sa e mirë je moj Parashqevi, edhe motër të të kisha do të të kisha… (qesh) Një tjetër rast në Ersekë tregoi që një ushtar s’kishte mundur të gjente lule, më solli një tufë me çaj mali.

Ndërsa në Shkodër, ishin mbledhur shumë njerëz e më shumë njerëz kishte jashtë pallatit ku do mbahej koncerti, sesa brenda. Pasi donin të gjithë ta shikonin. Dhe koncerti u bë në stadium. Në një moment- tha- vjen një grua drejt meje dhe me kap te dhëmbët sikur do mi shkulte dhe drejtohet nga publiku: I ka të vërtetë”, tregoi Julia.