“Ju lutem, shpëtoni burrin tim”, babai i tre fëmijëve në luftë për jetën, familja kërkon ndihmë urgjente

Aleks Shyti, babai i tre fëmijëve të vegjël është diagnostikuar me Karcinomi Uroteliale inovative të gradës së lartë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Bashkëshortja e tij ka bërë një thirrje të dëshpëruar për ndihmë, duke treguar se pas një operacioni të vështirë, Aleks ndodhet prej dy muajsh në spital dhe aktualisht është i intubuar. Për shkak të kostove të larta të trajtimit dhe mungesës së të ardhurave, ajo nuk mund t’i përballojë më shpenzimet mjekësore.

“URGJENTE! Jam gruaja e Aleks Shytit babi i tre femijve të vegjël të cilët kanë nevojën dhe dashurinë e babit. Eshtë diagnostikuar me Karcionomia Uroteliale inovative e gradës së lartë. Ka 2 muaj që është operuar dhe qe nga ky moment nuk i jemi ndarë derës së spitalit.

Gjendja e tij është kritike për jetën, për momentin ndodhet ne intubim, por si një grua e papunë dhe pa mbështetje, nuk mundem t’i përballoj kostot e spitalit. Kërkoj APER PËR NDIHME që të shpëtoj bashkëshortin dhe babin e fëmijëve të mi. Ju lutem përzemërsisht të gjithe shqiptarëve kudo që ndodhen t’më ndihmojnë me sa mundësi që kanë,” shkruan bashkëshortja e tij.

Si të ndihmoni?

Për ata që duan të kontribuojnë, ndihmat mund të dërgohen në llogarinë bankare të mëposhtme:

Banka: BKT

IBAN: AL8620534682005895CLIDCLALLB

SWIFT KODI: NCBAALTX

LINKU I GOFUNDME