44-vjeçarja Anila Ndoka ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.
Prane saj kane qene dy femijet e medhenj te saj, te cilet per se gjalli e kishin braktisur mamane pasi u nda nga babai i tyre per te ndertuar nje lidhje te re me njeriun qe ne fund i mori jeten.
Ndërron jetë pas gjashtë ditësh në spital Anila Ndoka, e cila u qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj Kol Manaj. 44-vjeçarja ndodhej në reanimacion në spitalin e Shkodrës, pasi nuk u transportua në spitalin e Traumës në kryeqytet për shkak të gjendjes së rëndë.
Anila Ndoka, nënë e 3 fëmijëve mbeti e plagosur rëndë paraditen e së martës në Shkodër. Ajo u qëllua me plumb në kokë nga partneri me të cilin bashkëjetonte. Autori Kol Manaj, 10 vite më i ri se ajo, i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë. Sipas policisë, ky është një krim pasioni me motiv xhelozinë, pasi deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë indicie për konflikte të tjera në çift.
Ngjarja ndodhi 1 javë më parë në lagjen “Mark Lula” ose siç njihet ndryshe tek ish-fusha e druve në Shkodër. Çifti u gjet brenda makinës Volkswagen Touran, në pronësi të Anila Ndokës. Brenda automjetit, policia gjeti pistoletën me të cilën 34-vjeçari Kol Manaj qëlloi partneren e tij, e më pas veten, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Ndoka ka tre fëmijë nga martesa e parë, ku njëri prej tyre jetonte me të, ndërsa dy të tjerët me ish-bashkëshortin. Prej 4 vitesh ajo bashkëjetonte me autorin, i cili ndërkohë ishte i papunë, por nuk kishte sjellje problematike.
Së fundmi ajo ka tentuar t’i japë fund bashkëjetesës, ç’ka mendohet se ka revoltuar Manajn.