E ftova për intervistë dhe…” E dashura e Olsi Bylykut zbulon si ia “vodhi” burrin Egli Takos

Aktori Olsi Bylyku ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të punës, por edhe jetës së tij personale.

Pas ndarjes së bujshme me Egli Takon, aktori ka rigjetur dashurinë, gjë të cilën e konfirmoi përmes këngës “Amla”, një dedikim për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Tanimë nuk është sekret: E dashura e tij është Denada Lura, me profesion gazetare.

Së fundmi, ajo i është bashkuar trendit viral në “TikTok”, duke na dhënë një indicie se si ka nisur dashuria e tyre.

“Më thanë ta ftoja në intervistë. Unë e mora me vete komplet,” shkruan ajo krahas fotos me Olsin.

Dyshja janë në lidhje prej më shumë se një viti, ndërsa mesa duket kanë vendosur që të mos e mbajnë më lidhjen e tyre të dashurisë larg syrit të publikut.