Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak ditë më parë në Shkodër.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë dhe djali ka humbur jetën brenda 5 orësh, ndërsa motra 6-vjeçare ka rënë në gjendje kome është transportuar me urgjencë drejt Turqisë.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi nëna e dy fëmijëve, e cila është në muajin e 9-të të shtatzënisë, i është nënshtruar operimit për shkak të traumës që ka pësuar me dy fëmijët e tjerë.
Një qytetare e shqetësuar nga kjo ngjarje, ka kontaktuar mjekë të spitalit dhe i është komunikuar se fëmija mund të ketë humbur jetën për shkak të helmimit në gjak, por nuk dihet ende se si.
Shënim: Ky raportim bazohet në dëshmi të qytetarëve dhe nuk është i konfirmuar zyrtarisht. Për çdo informacion të mëtejshëm, JOQ Albania do të vijojë të raportojë.
Raportimi i qytetares:
Pershendetje! Sapo mora nje informacion shum te sigurte nga njerez te aferm te nje femije 4 vjecar qe ka nderruar jete ne spitalin e Shkodres para 3 diteve per pak ore. E motra 6 vjecare eshte derguar me urgjence drejt turqise ne gjendje kome. Dyshohet helmim te rende ne gjak. Nuk kan lejuar te hapet as arkivoli i femijes. Femijet po na vdesin para syve dhe nuk po merren masa akoma nga ministria e shendetsise. Jam e shokuar Si nene me femije vet skam fjale per kete qe po na bejne. Ju lutem publikoje me shpresen qe do ket reagime dhe te merren masa Po tmerrohemi. Mua me thane familjare te femijes. Isha ne nje parukeri dhe po qante parukjerje me tregoj rastin. E ema e femijes ishte ne muajin e 9 te shtazanise jane detyruar ta bejne operim sepse eshte ne gjendje shume te keqe pas traumes qe i ka ndodhur me 2 femijet e tjere Ku njeri humbi jeten djali 4 vjec dhe vajza po lufton me jeten 6 vjece ne Turqi.
Shenjat e konstatuara kane qene helmim i rende ne gjak. Une nga meraku se kam femije e mora doktoreshen qe ta pyes per vaksinat e meningitit por me tha nuk ka vdekur nga kjo por dyshojme per helmim te rende ne gjak. Per 5 ore ka nderruar jete djali dhe vajza ka rene ne koma.JOQ