Kaq ishte! Fero i prezanton shqiptareve nusen e re, qenka yll drite (foto)

Ish reperi Fero së fundmi u martua sërish, derisa ndau fotografi ‘enigmatike’ nga ceremonia e martesës.

Fillimisht, ai nuk zbuloi portretin e gruas së tij të re, por veç një pjesë të flokëve të saj.

Megjithatë, duket se Fero ka vendosur që pak nga pak ta zbulojë bashkëshortën.

Ani pse akoma nuk e ka postuar ndonjë foto me portretin e saj të plotë, së fundmi ai ndau një imazh ku shihet më pak se gjysmë fytyra e saj.

“Mos na shqetësoni”, shkroi Fero pos tjerash.

Mbetet të shihet se kur do të kemi një fotografi të plotë nga çifti i ri.