“Nuk pranoi G-Banin” – Zbulohet i dashuri milioner i Danjës së “Big Brother” (Foto)

Një foto e publikuar nga Redin Xheli në Instagram Story ka ndezur dyshime mbi identitetin e partnerit të Danja Kokës, një nga banoret e “Big Brother VIP”.

Në imazhin që po qarkullon, Danja dhe Redini shfaqen së bashku në Dubai, duke shijuar pushimet. Kjo ka nxitur spekulime se ai mund të jetë personi që Danja ka përmendur brenda shtëpisë si partnerin e saj jashtë.

Vetë Danja ka deklaruar se dikush e pret jashtë, por nuk ka dhënë asnjë detaj mbi identitetin e tij.

Ndërkohë, fotoja ka hapur debat mes ndjekësve të reality show-t, të cilët po presin me kureshtje nëse ajo do të japë një sqarim pas daljes nga formati.