“Jetonte në stacion treni”, strehoi Parashqevi Simakun, Elton Ilirjani flet për Top Channel: Ja cfare i kane bere shqiptaret, Tani deshiron te

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, ai zbuloi detaje nga momenti i takimit, çfarë bisedoi dhe cafrë do të ndodhë me këngëtaren e njohur shqiptare.

Pjesë nga intervista:

Si ishte takimi? Ku e gjete Parashqevi Simakun dhe në çfarë gjendje ishte ajo?

Diva jona ishte një mrekulli, e bukur si gjithmonë. Elvira është zonja nga Shqipëria që e gjeti. Ishte një moment magjik, jam i emocionuar, kisha vite që e kërkoja. E dija gjendjen e saj. Ajo kishte nevojë për dashuri,

dashuri që unë dhe Elvira ia dhamë. Më pas shkruam në një hotel, ku ajo do btë kalojë 3 javët e ardhshme, derisa ne të marrim vendimin bashkë me të dhe familjarët e saj se çfarë do bëjmë.

A ishte ajo pranuese? Pasi ka pasur shumë aludime që nuk ka dashur të takohet me shqiptarët dhe nuk ka dashur ndihmë nga komuniteti shqiptar?

Nuk është e vërtetë! Ndoshta se kanë mbështetur. Parashqevia ka qenë në rrugët e New York dhe nuk e dija që ajo rrinte në stacion. Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. E arritëm ta marrim, ta çonim në një hotel. Jam shumë i emocionuar.

Çfarë tha Simaku kur të pa? Ishte e vetëdijshme për zhurmën që ka krijuar që merr ndihmë sociale?

Ajo nuk kishte fare! Ç’të dijë pasi nuk ka qasje. E vetmja gjë që vura re është që kishte dashur në sytë saj. I pëlqente moda. Na puthi të dy, mua dhe Elvirën.

Ai zbuloze që ka kërkesë për tu rikthyer në Shqipëri?

Nuk fola kaq gjatë. Ne duam të bëjmë një darëk të bukur së bashku,. Ajo kërkoi një darkë, të flasim për muzikën, jazz. Ajo po këndonte muzikë jazz.

Vazhdon këndon?

Po po. Ajo është idhulli im. Sot ka qenë një meocion shuë i madh për mua të takoj të vetmen diva të shqiptarisë.

Top Channel