Te erdhi motra dhe se kuptove fare! Sillu si femer, je bërë si burrë! Rozana gozhdon Eglin, ja cfare i nxorri

TIRANË-Egli dhe raporti i saj me banorët e shtëpisë është teje i acaruar duke nisur nga debatet ku e gjithë shtëpia po i vë në dukje se po vepron gabim në lidhje me Gjestin. Sëfundmi Rozana ka debatuar me Eglin në lidhje me situatën e krijuar me Gjestin.

Artistja i ka thënë Eglit se është një vajzë që nuk di të marrë vendime për veten dhe që nuk ka respekt për dinjitetin e saj.

“Ti ke frikë nga vendimet, ti ke frikë kur nuk të do njeri, ti ke frikë kur nuk të jep njeri të drejtë, ti ke frikë të vendosësh për veten tënde, ti ke frikë të jesh vetëm dhe, më e madhja, ti ke frikë të jetosh në këtë shtëpi dhe të marrësh frymë.”-i është drejtuar ashpër Rozana Eglit.

Më tej Rozana i ka kujtuar Eglit mesazhin e motrës së saj, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar drejt: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin. Gjesti është i mirë ai të ka thënë të vërtetën: s’të dua. Ky të ka shkelur dinjitetin, mos m’u afro sepse nuk më intimidon, sillu si grua, mos u sill si burrë./Radar.al