Parashqevi Simaku është kryefjala e mediave, por edhe kafeneve këto ditë në shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë.
Kjo pasi ikona u zbulua se ccfarë jete bënte dhe se kishte humbur totalisht nga realiteti ku ajo meriton që të jetë.
Ajo e ka marrë veten shumë, por burime pranë saj bëjnë me dije se ajo vuan nga një formë e lehtë crregullimi mendor, e cila mund të mbahet lehtë nën kontroll, por ajo nuk pranon të marrë kurim, pavarësisht ndihmës së ofruar nga biznesmeni dhe të tjerët që po qëndrojnë pranë saj.
Mjafton 1 ilac ne dite, por ajo nuk e pranon asgje, pavaresisht ndihmes se mjekeve dhe psikologeve. I vetmi shpetim eshte djali, i cili akoma spo vjen
Gjatë këtyre ditëve ajo ka pasur disa kriza të vogla dhe kjo është arsyeja që ajo nuk po nxirret në publik.
Burime të sigurta pranë familjes dhe të afërmve të saj konfirmojnë se ata po tentojnë t’i ofrojnë gjithë ndihmën e nevojshme me qellim që të mundësohet dhe takimi me të birin.
Shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt dhe Parashqevi t’i rikthehet normalitetit si dhe të takohet edhe me djalin e saj.