Tragjike! Tronditet futbolli shqiptar, futbollisti 22 vjecar vdes nga sulmi ne zemer (foto)

Bota e sportit është këtë të enjte në zi pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të futbollistit nga kosova, Erjon Morina.

Vetëm 22 vjeç, lojtari i skuadrës së Vushtrisë nuk arriti të fitojë betejën për jetën, pas një sulmi në zemër që pësoi disa muaj më parë.

Incidenti ndodhi në muajin tetor gjatë një seance stërvitore me skuadrën e tij, kur Morina pësoi një sulm kardiak që rezultoi fatal. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit në spital për ditë të tëra, i riu nuk mundi të mbijetojë.

Lajmin e trishtë për ndarjen e parakohshme nga jeta e ka bërë të ditur babai i tij, Ilir Morina, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. “Ylli babit ike në qiell.

Na thave zemrat Erjon. Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçosh gjithmonë,” ka shkruar ai.

Humbja e Erjon Morinës ka prekur thellë familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv, për ndarjen e parakohshme nga jeta të talentit të futbollit shqiptar.