Në seancën në Gjykatën e Posaçme, mësohet se kreu i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se ai ende nuk e di pse është arrestuar, ndërsa është shprehur se i është hyrë në hak familjes së tij duke punuar edhe në fundjavë.
erion veliaj arrestim bashkia tirane BKH 9
“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës kam bërë detyrën time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar. Por mallkuat qoftë ai që punon në këtë vend , se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës tim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes. Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse”, mësohet të ketë thënë ai.
Teksa po bënte këto deklarata, ka ndërhyrë prokurori duke i ka kërkuar të ruajë etikën në komunikim.
Veliajt ka replikuar duke thënë: Pse të dogji? Nuk përmenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median e politikën
Prokurori: Sepse i ke shkruar ne Facebook, këtu nuk je në Facebook ndaj përmbahu provave dhe fakteve.
Prokurori sërish: Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri.