“Jam tr nditur”/ Edi Rama nis ULT MATUMIN ndaj deputetëve të PS: Do largoheni te gjithe nëse guxoni

Edi Rama ka dërguar një mesazh me doza të forta kritike ne grupin “Whats Up” të skuadrës së deputetëve të Tiranës.

Referuar arrestimit të Veliajt, Rama u kërkon deputetëve të PS që askush në mënyrë kategorike mos kritikojë SPAK-un.

Burimet për “Top Channel”, bëjnë me dije se shkak për këtë ultimatum të Edi Ramës, është bërë një intervistë e deputetit Etjen Xhafaj për të cilën kryeministri thotë se askush nuk mund të bëjë avokatin e askujt.

“Jam pa fjalë! E paimagjinueshme se si një deputet i Partisë Socialiste mund të flasë si në kafene, si tifoz, duke bërë një avokati banale që për më tepër s’ndihmon askënd hiç fare, ndërkohë që s’ka asnjë lidhje me qëndrimin tonë parimor për paraburgimin pa gjyq të kryebashkiakut të kryeqytetit! A është i pafajshëm a i fajshëm Erioni apo kushdo tjetër, këtë s’ia ka ngarkuar askush as PS, as mua e as Etienit natyrisht, që ta thotë në mexhelis.

Ata deputetë socialistë që duan te merret me avokati publike, le ta lenë mandatin dhe le te thonë ç’të duan pastaj në çdo cep te kënetës mediatike.

Nuk dua të dëgjoj më asnjë prononcim që cenon pavarësinë e SPAK-ut, lidhur me rastin a me rastet konkrete, me përmbajtjen e akuzave a me pretendimet e të akuzuarve!

STOP!

Mbështetja jonë për SPAK-un, mbetet e palëkundur dhe kritikat tona parimore të mundshme, nuk janë as me kohë e pa kohë, as punë e kujt t’i teket nga deputetët ose përfaqësuesit e tjerë të PS! Kështu që fokusohuni tek detyrat tuaja, ku nuk hyn gjëkundi muhabeti i kafenesë për drejtësinë”.

Rama i kërkon Elisa Spiropalit ta përcjellë këtë mesazh edhe tek grupi i deputetë të qarqeve të tjera të vendit.