“Jam shumë i lumtur”/Edi Rama jep lajmin FANTASTIK për Shqiptarët…

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar lajm fantastik emetimin e Eurobondit të Shqipërisë.

Rama tha se kjo do të thotë që ekonomia shqiptare, Shqipëria kanë fituar besimin maksimal të investitorëve të huaj, por dhe të vendeve partnere.

“Jam shumë i gëzuar se sapo u mbyll me sukeses eurobondi 10-vjeçar. Ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë sa i përket tre gjërave, interesit të investitorëve të huaj, ofruan 4.3 herë më shumë sesa nevoja jonë, madje gjatë ditës oferta shkoi në 5.7 herë sesa nevoja jonë, gjë që bëmë të ulim normën e interesit për të larguar një pjesë të investitorëve.

Çfarë do të thotë e gjitha kjo nuk është vetëm sigurimi i likuiditetit me kushte shumë të mira financiare, por tregon pozicionimin e ri të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, dhe në thelb ka vetëm fjalën besim te Shqipëria, te ekonomia, Shqipërisë po i besojnë çdo ditë e më shumë.

E di që këneta mediatike s’do e japë fare hapësirën që ta përcillni këtë lajm se po ju mban lidhur pas “Bufit të Kënetës” i cili në 11 maj do të mbetet me zvarranikët dhe amfibët e tij në një vaki shëmbullore elektorale. Por unë s’mund të mos e ndaja këtu me ju këtë lajm të një dite shumë të mrië për Shqipërinë”, tha Rama.