Forcat RENEA janë lëshuar me litar nga tarraca dhe janë futur nga dritarja brenda apartamentit ku dyshohet se ndodhej vajza e dhunuar në zonën e Astirit në Tiranë.
Ka qenë vetë vajza e cila ka telefonuar sallën operative të Policisë për t’i kërkuar ndihmë, pasi pretendonte se po dhunohej nga disa persona në katin e 8-t të një pallati, por kur efektivët mbërritën në vendin e ngjarjes, ajo nuk iu hapi derën. Edhe të afërm shkuan në vendin e ngjarjes për të negociuar me vajzën, por sërish dera nuk u hap.
Ende nuk dihet se çfarë ka konstatuar RENEA brenda pallatit, teksa pas kryerjes së veprimeve të para, efektivët e RENA-s kanë dalë nga pallati.
Mësohet se vajza është në gjendje të rënduar psikologjike.
Burimet i kanë thënë medias se pas kontrolli në një banesë tjeter policia ka gjetur edhe dy armë në banesë të llojit pistoletë.
Ndërkohë, sipas banorëve të zonës vajza ishte marrë peng, teksa dyshohet se ajo jetonte e vetme aty.
Ngjarja po ndodh në një pallat të ndërtuar në vitet e fundit i ndodhur buzë rrugë “Teodor Keko”, pranë mbikalimit në Unazën e Madhe në Astir. Më konkretisht, në një apartament në katin e 8-të, hyrja C, tek pallati ku ndodhet “Eglo”.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:
Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.
Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.
Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.
Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.