“Ja cme beri i dashuri shkodran”, Bernardi rrëfen ndarjen: Iku në Shqipëri per tu martuar, kurse mua vinte dhe

Në mbrëmjen e datës 1 Janar, mes emocioneve të forta dhe lotëve banori i Big Brother Vip Albania 4 Bernardi pranoi se është gay.

“Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual”, tha Bernardi ndërsa prej asaj nate pyetjet nga ana e banorëve kanë qenë të shumta.

Në një bashkëbisedim, Bernardi ka rrëfyer se si e ka kuptuar se ishte homoseksual, ndarjen nga partnerja si dhe partnerët meshkuj që ka pasur ndër vite.

Ai ka treguar se e ka kuptuar pasi u nda nga nëna e vajzave të tij. Ndërsa në lidhje me partnerët ai ka treguar se ka një partner aktual si dhe histori me partnerë të tjerë.

Në një moment Bernardi është shprehur se lidhjen e parë e ka pasur me një shkodran, ndërsa tregon se: Unë dua burrë, pikë, mbaroi! Lidhjen e parë e kam pasur me një Shkodran. S’dua burrë si femër. Dua burrë. Unë me partnerin tim nuk kemi role, siç jam une është dhe ai. Kam dy vite lidhje me partnerin aktual. Kam kaluar disa meshkuj në jetë.”

Ai tregon edhe më tepër në lidhje me partnerin shqiptar, se si ai i tha se do largohej në Shqipëri pasi do martohej, por edhe se bashkë do e vazhdonin lidhjen gjithë jetën.

Me partnerin shqiptar që jetonte në Angli, ishte që ai nuk kishte dalë hapur. Fundin e solli kur ai tha unë do shkoj në Shqipëri se do martohem. I thash më fal, po si do martohesh? Do martohem tha sepse ashtu e ka burri shqiptar. Duhet të bëhet prind, të ketë fëmijë. Do martohem tha, por ne të dy do jemi bashkë gjith jetën.”