Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Artjola Toska pritet të bëhet nënë për herë të parë në moshën 51-vjeçare.
Mësohet se Toska është në pritje të ëmbël në muajin e gjashtë të shtatzanisë.
Toska në çdo dalje televizive dhe intervistë të dhënë dhe pse shumë të rralla, ka folur me emocion rreth boshllëkut që i ka shkaktuar mungesa e pasjes së një fëmije dhe mos përjetimi i ndjenjës së mëmësisë.
Por ja që mrekullitë ndodhin dhe sot është dita që këngëtarja e dashur e të gjithë brezave të festojë.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shtatzani të mbarë dhe sa më shumë lumturi.
Artiola Toska e deklaron edhe vetë se nuk i pëlqen të flasë për detaje të jetës së saj private. Ndaj ishte i rrallë rrëfimi i saj sot tek emisioni i Rudina Magjistarit. Ylli i muzikës popullore tregoi për jetën familjare e bashkëshortore duke na bërë të kuptojmë se ka një martesë të lumtur me “tironcin” që njohu në Prizren.
Me Adin jemi njohur në Prizren, në një festë private të të njohurve të Adit. Qe dashuri me shikim të parë. Kemi kaluar ditë shumë të bukura në Prizren dhe shkojmë shpesh. I kam kushtuar edhe një këngë njohjes sonë.
Ishte njohje, fejesë e martesë e shpejtë”, tha ajo. Sigurisht që për një njeri që udhëton çdo fundjavë nuk duhet të jetë e lehtë marrëdhënia në çift por duket se Artjola dhe Adi e kanë gjetur balancën: “Bashkëshorti më shoqëron shpesh, sidomos në rastet kur jam vetëm ose kur shkoj në një vend për herë të parë. Për të është e vështirë.
Edhe për mua, po unë mund ta kaloj me shoqërinë. Ndërsa e shikoj që për të sa vjen e bëhet më e vështirë”. Artjola foli si një grua e dashuruar dhe këndoi në studio disa vargje të baladës “Për ty” që i dedikoi burrit të jetës si dhuratë vitin e shkuar për “Shën Valentin”. Ajo tregoi se ata jetojnë në shtëpinë e tyre të bukur me oborr dhe pemë e duke qenë të dy “tironcë” pikërisht kështu, me shtëpi me oborr janë mësuar:
”Ne jetojmë në shtëpinë e bashkëshortit tim, të familjes së tij. Na pëlqen të dyve, është shtëpi me oborr, qetësi. Nuk kam jetuar asnjëherë në pallat. Shtëpia na shijon shumë sidomos në pranverë e verë se kemi pemë frutore. Më shumë me to merret Adi. Mua më pëlqen t’i shikoj lulet por nuk kujdesem shumë”. Këngëtarja shprehu gjithashtu dëshirën e saj për t’u bërë nënë, diçka që vazhdon ta presë me shumë shpresë.
“E kam dëshiruar prej kohësh të bëhem nënë po s’ka qenë kismet. Nuk e kam kthyer qëllim në vetvete. S’ka ardhur ora, do të vijë kur të jetë momenti”, tha Artjola./ revistawho.com