Iu vra djali kur po e priste për të festuar, rrënqeth nëna: U nis në mëngjes për të më blerë tortën për ditëlindje

12 nëntori i vitit 2024 doli të jetë i trishtë për familjen Slivova nga Klina. Pasditën e kësaj dite u vranë Rexhep dhe Albison Slivova nga 19-vjeçari, Jon Hoti.

Me mëngjes u nis për në Klinë, për t’ia blerë nënës së tij një tortë për ditëlindje me qëllim që në mbrëmje të festonte këtë ditë të veçantë, ashtu siç e organizonin përvit.

Ditëlindja e nënës së Rexhepit u kthye në tragjedi, po atë ditë ajo mori lajmin e kobshëm, se djali i saj u vra tinëzisht nga një 19-vjeçar në Klinë.

Kryesi i kësaj vepre vazhdon të ndodhet ende në paraburgim.