Ishte ma i miri i klasës! Shoku i Martinit tregon biseden e fundit: Me tha që sherri nisi për

Qindra prindër dhe fëmijë kanë dalë në marshim ditën e sotme në kryeqytet ku mes lotësh dhe dhimbjes kërkojnë siguri për të vegjlit e tyre.

Marshimit para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe shokët e 14-vjeçarit i cili u vra tragjikisht para shkollës 9-vjeçare Fan Noli,

Me foton e Martinit në dorë, shoku i klasës së Martinit tregoi se ditën kur dhe ndodhi vrasja ai i kishte treguar për sherrin që kishte me autorin prej disa ditësh. Ai ishte i shqetësuar.

“ E kisha shok klase. Ishte djalë i urtë. Nuk merrej me sherre. Më tha vetëm një herë që ishte zënë me atë por gjë tjetër nuk më ka thënë. Më tregoi të hënën” tha ai.

A mendon se mund të ishte parandaluar?

“Nuk kam përgjigje”

Djali thotë se frika ekziston dhe pranon se rrjetet sociale janë të rrezikshme.

Shokët e klasës së Martinit i bashkohen marshimit, tregojnë

Protesta nisi nga shkolla Fan Noli, pranë dyerve të së cilës u vra edhe Martin Cani, drejt Ministrisë së Arsimit, ku dhjetëra fëmijë dhe të rritur mbajnë në duar pankarta me mesazha kundër dhunë e vrasjes dhe dhjetëra të tjerë kërkojnë siguri në shkolla.