Goli i fundit! Ja videoja e Martinit duke luajtur dje me ekipin! Nuk do mbani dot lotet (Video)

Martin Cani, që u vra nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli, ishte një futbollist me të rinjtë e Dinamos. Të gjithë thonë se ai ishte i talentuar dhe e dashuronte futbollin.

14-vjeçari e kishte luajtur dje ndeshjen e fundit me Dinamon.
Pamjet tregojnë momentet kur ai ka zhvilluar sfidën mes Dinamos dhe Besës së Kavajës.

Martini mbante në shpinë numrin 30 dhe ëndrra e tij më e madhe ishte që të bëhej një futbollist me emër.

Egert Bakalli trajneri i skuadrës ku luante 14-vjeçari që humbi jetën pas një sherri sot, tregon mes dhimbjes se Martin Cami ishte djalë shembullor.

“Një humbje e madhe për familjen, për mua si trajner dhe për akademinë. Ka qenë një nga lojtarët…humori i ekipit,

dhimbje e madhe për të gjithë ne, sidomos për familjen dhe ne akademikët, Dje i kisha në ndeshje këta çunat, humorista, ça të them, humbje e madhe.

Ne si mësues mundohemi ti edukojmë edhe në sport. Kishim lënë stërvitje sot nga liqeni, kur e mora vesh i mblodha djemtë te liqeni dhe u fola se ishin të traumatizuar. Jemi si ekip, Martini ishte si trajner i dytë për mua,

Luisi djalë shumë i mirë. Ky ka marrë 4 plagë, po presim të përmendet, ndërsa Martinin e kanë çuar në morg.

Ishin të dy lojtarë shumë të mirë, me sjellje të mira. Nuk e di si ka ndodhur, thonë që janë sharë ditën e premte dhe e kanë lënë të takohen të hënën”-u shpreh mes dhimbjes trajneri.