Shkak i përplasjes duke se është bërë fakti që Gjesti dhe Egli kënduan këngë të Noizy dhe Stresit, duke i lavdëruar ata, gjë që nuk i ka pëlqyer GBanit. Situata degradoi dhe kulmoi me një akt dhune, çka solli reagimin e Vëllait të Madh, duke e larguar atë nga shtëpia.

Kjo situatë ka sjellë reagime edhe jashtë shtëpisë, veçanërisht nga Stresi, i cili ka shpërthyer në rrjete sociale me një status të drejtpërdrejtë dhe të ashpër:

“Edhe duke ngrënë e gjuajti? Sa i pabesë! Nxirreni njëherë jashtë dhe ta shohim a bën kështu nëpër Tiranë ky qorri. T’ia tregojmë si sillet! Si nuk i vjen turp, flet për jetën, për rrugën dhe për rregullat e jetës… Turp, turp, turp! Me sa di unë, andej nga vjen ti, o Bani, s’të prek askush kur ha buk! Sidomos… Natën e mirë dhe gjykojeni vetë! Nëse nuk del ky nesër, ky i forti i Big Brother, Gjesti s’ka çfarë bën më aty brenda!”


Në statusin e tij, Stresi kërkon që produksioni të trajtojë situatën në mënyrë të barabartë, duke theksuar se për momentin Gjesti është brenda dhe duhet të ndihet i mbrojtur, ashtu siç duhet të jetë çdo banor në këtë reality show.

Edhe Noizy nuk ka qëndruar indiferent ndaj ngjarjes. Ai ka reaguar duke ripostuar një video të momentit ku Egli dhe Gjesti këndojnë, duke shkruar me ironi:

“I çmeni i boni budall”.