Prej pak ditesh Xum Allushi po perflitet ne Big Brother, por ndryshe nga cdo flitej per nje personazh normal, per te te gjithe po flasin keq. Njeri bipolar, apo me crregullime te tjera nuk mund te thuhet akoma, por duket qe Xumi nuk eshte per ne Big Brother.
Ne fillim ai nisi te fliste per ish te dashuren e tij, nje tik tokere e famshme qe e kishte tradhtuar, madje qante me lot duke treguar historine, dhe nje dite me pas si me magji i lind dashuria per Eglin, e cila me nje ciltersi dhe naivitet e ka refuzuar, por Xumi nuk arrin as ta perceptoje dhe vijon te kembengule.
Por sot dolen disa foto ku duket Olsi Bylyku me Xum Allushin, ku duket qe marredhenia e tyre eshte shume e afert.
Nuk dihet a flasin akoma keto te dy, por kembengulja e Xumit per te fituar zemren e ishit te shokut te tij, eshte aspak normale, madje mund te thuhet si prerje ne bese, ndonese gjithcka ka mbaruar mes Olsit dhe Eglit.
Fansat jane te bindur qe dicka nuk shkon me Xumin, por ai djale me vetbesim te plote, kujton se po behet Luizi i dyte ne Big Brother, por ne fakt realiteti eshte qe ajo po ndodh vetem ne koken e tij.
Egli Tako, orët e para të mëngjesit ka folur për herë të parë hapur rreth ndarjes së saj nga aktori i njohur Olsi Bylyku. Teksa qëndronte me dy prej banoreve të shtëpisë, ajo ka ndarë emocionet dhe reflektimet e saj pas kësaj periudhe të vështirë, duke shpjeguar se ndarja ka qenë një vendim i vështirë, por e nevojshme për të dy dhe për fat nuk ka patur pasoja, si ardhje në jetë të një fëmije të pafajshëm etj.
Ajo ka folur për respektin dhe mirënjohjen që ndjen për Olsin dhe se kjo ndarje nuk do të ndikojë në mënyrë negative dhe Egli ka zgjedhur të jetë “gojëkyçur” për hir të gjithë dashurisë dhe momenteve të bukura që ka kaluar me të.
“Kam patur shumë besim përgjatë kohës që kemi ndejtur bashkë. Faleminderit që paraprakisht nuk ndodhi ndonjë ardhje në jetë e një fëmije, ndonjë martesë apo ndonjë ceremoni. Rritesh, njeh veten tënde. Ndonjëherë lodhesh, ndonjëherë lodhet dikush tjetër…Kam zgjedhur të qëndrojë “gojëkyçur” sepse kam respekt. Normalisht që kur ndahesh ka një gjë të keqe patjetër, si ai për mua, si unë për atë. Por unë kam zgjedhur që këto t’i mbaj për vete, është gjëja ime private, marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike. Dhe këtë e kam të shenjtë dhe dua ta mbaj me veten time gjithmonë. Për hir të 5 viteve që kam ngrënë e kam pirë e kam kaluar aq kujtime të bukura, e për hir të gjithë dashurisë!”