Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, tensionet mes Laert Vasilit dhe Valbona Mhillit kanë arritur kulmin, duke çuar në një ndarje të papritur mes tyre si një banor i vetëm.
Gjatë spektaklit të së martës, Laerti deklaroi se dëshiron të ndahet nga Valbona dhe të shkojë në një televotim kokë më kokë me të. Ky vendim shkaktoi reagimin e fortë të Valbonës, e cila u ndje e tradhtuar, duke e akuzuar atë se po e linte në mes të lojës pas një afrimiteti të krijuar mes tyre.
Debati mes tyre është përshkallëzuar ditën e sotme kur Valbona përmendi babanë e ndjerë të Laertit, gjë që e acaroi aktorin.
Nga fjalët e ashpra, situata degjeneroi deri në prekje fizike, me Valbonën që e shtyu Laertin dhe e akuzoi si tradhtar dhe të pabesë.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Valbona: A është krenar babai i yt atje ku është, a është krenar.
Laerti: Prapë e përmende, ç’punë ke ti me të ndjerët.
Valbona: O i pabesë, ku e ke besën.
Laerti: Çfarë po bën.
Valbona: Motrës tënde po t’ia bëje kështu si do të ndiheshe.
Laerti: Ç’punë ke ti me motrën time.
Valbona: Si do të ndiheshe.
Laerti: Çka, a e njeh.
Valbona: Si do të ndiheshe po ta përdornin motrën tënde o Laert Vasili. O tradhtar, o i pabesë, o i pafytyrë.
Laerti: Ty të ka akuzuar shtëpia se luan me tri katër standarde. Lëre nënën time aty ku është.