“I ngacmoi gruan”/ Ky është Majlind Habibi që shtyu shokun në kanal dhe vdiq: Ja fjalia qe me detyroi ta hidhja

Ky është Majlind Habibi, personi që vrau para një jave shokun e tij Branko Shkoza në zonën e Spitallës. Policia arriti ta identifikojë autorin falë hetimeve intensive.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet para hetuesve, autori ka thënë se Branko Shkoza i ngacmonte vazhdimisht gruan.

Policia njoftoi mbrëmjen e sotme se në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti” identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit.

Autori i dyshuar mendohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.

Ngjarja ka pikënisjen më 4 dhjetor, kur babai i viktimës ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit H.B.

DESHMIA

Habibi është shprehur se Shkoza i ngacmonte gruan dhe i kishte kërkuar që mos ta bënte më, por sipas tij, 33-vjeçari e ka ofenduar.

Ndër të tjera, Habibi deklaroi se nuk donte ta vriste Shkozën, por veproi në panik e sipër.

“Shkak për sherrin u be fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva. Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte me bashkëshorten.

Ai m’u përgjigj shumë keq, më ofendoi. Më tha “shiko bëj ndonje punë tjeter se i zgjidh vetë hallet gruaja jote”.

Në këtë moment m’u errësuan sytë dhe nuk mendova gjatë. E shtyva dhe ai përfundoi në kanal. Unë më pas u largova në shtepi dhe e lashë aty.

Nuk mendova se kishte vdekur, thashë me vete se do ngrihet prapë se në uje ra. Ditën e dytë mësova se nuk kishte shkuar në shtëpi .

Shkova sërish ditën e dyte te vendi ku u përleshëm, e pashë që trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi. Nuk kisha guxim të tregoja se çfarë kishte ndodhur.

Më kapi paniku. Kur e gjetën trupin e tij dhe e mori policia dhe ambulanca, thashë nuk kanë për ta kuptuar, por do mendojnë se ka rënë vetë se edhe pinte alkool.

Jam penduar shumë, por nuk i kisha asnjë borxh. Më kishte rënë në qafe”,- mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera para hetuesve të policisë, 35-vjeçari pas arrestimit.