“I dashuri im nuk eshte Trim por…”/Danja i zbulon G Banit cfare do i ndodhe nga Redi kur te dalë

Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të diel me një episod maratonë nga ora 16:00 deri në 19:00. Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.

Në pjesën e tretë me moderatorë Eglin dhe G Banin me të ftuar Rizartën, Danjën, Shkëlzenin dhe Valbonën kanë nisur menjëherë diskutimet. Egli e pyeti Danjën në lidhje me ndjesinë që ajo pati mbrëmë kur pa reagimin e partnerit të saj në lidhje me situatën e krijuar me G Banin.

Unë kam thënë Redi nuk është një gangster i madh dhe unë këtë dua ta nënvizoj. Redi është një djalë fisnik, është shumë qytetar, normalisht që i vlon gjaku edhe atij nuk është nga ato natyrat e meshkujve super të egër dhe super agresiv. Ai vendos gjithmonë logjikën para situatave të çuditshme dhe unë këtë kam dashur që të them.

Më tej ajo shtoi se:

U ndjeva shumë në siklet edhe nga reagimi i G Banit.

G Bani më pas e pyeti nëse komenti i partnerit të saj ishte edhe një lloj kërcënimi dhe Danja iu përgjigj duke thënë:

Nuk e shoh si kërcënim karshi teje por në rast se unë do të kisha ndonjë kërcënim karshi teje do ta bëja unë. Është një gjë që më takon mua. Ai maksimalisht do më mbrojë mua.

Unë si natyrë prirem që të shoh të mirën tek njerëzit. Mund të jetë e keqe për mua, por në momentin që ju dha një mundësi për t’u rikthyer patjetër që thashë shyqyr se mbase ka njëfarë benefiti dhe do tregojë që unë nuk jam ai lloj djali që dola egërsisht por jam një natyrë që i përmbledh të gjitha me një nivel më të ulët agresiviteti. Rezultoi ashtu siç u shpreha, G Bani iku me agresivitet por erdhi me një nivel më të lartë agresiviteti që me thënë ta drejtën unë nuk e prisja.

Çfarë ndjesie pati Danja kur pa reagimin e partnerit të saj, Redit mbrëmjen e kaluar gjatë ‘Prime’-it pas debatit me G Banin.

Unë mendoj që ai është i mllefosur, nuk e vë në dyshim për hir të situatave që kanë ndodhur në shtëpi në lidhje me mua. U ndjeva shumë në siklet. Kam bindjen që të dy, para se unë të futesha në BBV që ne kemi qenë shumë të qartë me njëri-tjetrin se si do të vazhdojë jetesa e tij jashtë pa mua dhe se si unë do të jem këtu brenda pa atë. Unë jo më kot e kam nënvizuar shpesh që unë e kam një zemër të zënë ndonëse kjo hera-herës do të përdorej siç u përdor.