Ashtu krejt papritur, një ndër artistët më të çmuar të skenës shqiptare vendosi që të tërhiqej nga muzika, nga rrjetet sociale e nga jeta publike. Askush nuk e kuptoi se çfarë ndodhi papritur me Flori Mumajesin, këngët e të cilit për të gjithë ishin “melhemi për shpirtin”.
E teksa prej muajsh tanimë po qarkullojnë pyetet se: “Ku ndodhet Flori?”, “çfarë ka ndodhur me artistin?”, “Çfarë po bën ai me jetën e tij?”, ka qenë miku i tij më i mirë dhe këngëtari Klajdi Haruni ai i cili ka vendosur që t’i japë një përgjigje të gjitha këtyre pikëpyetjeve tona.
Gjatë një tavoline korçare në shtëpinë e Arbana Osmanit në Bogë, Anxhela Peristerin, Mihallaq Andrean e Viola Spiron, ai zbuloi se është në një pushim artistik, por këngët e bukura po vijnë.
Arbana Osmani: Nga bëhet Flori pyesin të gjithë o Klajdi? Të pyesin ty, më pyesin edhe mua, unë për vete e di që është duke punuar dhe duke bërë gjëra të bukura, por ti na thuaj ndonjë informacion pak më tepër se ti e takon pak më shpesh. Kur do të dalë kënga, kur do të dalë albumi se këto s’m’i thotë mua.
Klajdi Haruni: Flori është në një pushim artistik momentalisht, po punon. Është në studio domethënë.
Arbana Osmani: Po bën këngë të bukura.
Klajdi Haruni: Disa i ka krijuar që tani.