Pergjaket shkolla ne Tirane! 14 vjecari vritet me thike nga shoket per nje vajze! Dalin pamjet

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 14-vjeçari i plagosur para pak çastesh në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, Tiranë.

I mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur në spital.

Burime për JOQ ALBANIA bënë me dije se ambulanca u vonua për të mbërritur në vendngjarje dhe një zonjë transportoi të miturin në spital me makinën e saj.

Shkak për sherrin mes tre të miturve dyshohet se është bërë një vajzë, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Ngjarja e rëndë ka tronditur nxënësit e shkollës pasi ka ndodhur në momentin kur ata po dilnin nga mësimi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.