Histori shqiptare! Luftoja për jetën në spital kur dëgjova babain që tha “lëre të vdesë”, aty u ngrita dhe

Shenja të zeza në trup dhe dobësi e theksuar ishin shenjat që e drejtuan Desin në spital më se 20 vite më parë. Vajza që rrëfen historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ishte vetëm 7 vjeçe kur mjekët i dhanë vetëm dy javë jetë. Trajtimi i saj vijoi në Itali, me transplante të shumta të palcës kurrizore që fatmirësisht sot kanë dhënë rezultatin e saj.

Por kur kujton ato kohë, Desi ka të ngulitur në mendje të atin që ishte emigrant në Itali. Ai nuk e vizitoi asnjëherë të bijën në spital në Shqipëri, por ajo e mban mirë ditën e parë kur e pa. Babai ishte larguar kur Desi ishte 4 vjeçe dhe ajo ishte rritur me rrëfimet e nënës për të. Gjithçka ishte ndërtuar në mendjen e saj u thye kur i ati ishte gati ta braktiste në spital.

Desi: Babi kur shkuam në Trieste, erdhi pak më mbrapa…

Ardit Gjebrea: E njohe?

Desi: Jo. Nuk e njoha se unë e kisha vetëm në fotografi babin dhe thashë mami, ky është babi im? Aty, pas kësaj fraze, u nxeh pak me mamin.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Desi: I thotë “pse nuk më njeh mua goca”, ndërsa unë isha rritur vetëm me fjalë të bukura nga mami për babin, mami na thoshte çdo herë “babi punon për ju” ndërsa ai nuk sillte asgjë, ne dëgjoheshim vetëm një herë në vit në telefon dhe me sa kujtoj unë, nuk kanë qenë fjalë të bukura. Pastaj atë ditë kur erdhi në Trieste m’u duk pak e çuditshme se nuk e imagjinoja të ishte në atë mënyrë.

Ardit Gjebrea: Ti kishe figurën e një babai tjetër dhe u përballe me një baba tjetër.

Desi: Me një realitet tjetër.

Ardit Gjebrea: Ai kur të pa ty, u përmallua, çfarë tha kur të pa?

Desi: Në fillim i tha mamit “pse kjo është goca ime?” Unë u ndieva pak kështu sepse unë isha pa flokë, me kortizon, shumë e fryrë, plus kisha edhe temperaturë atë natë dhe…kur… mami po fliste me babin ai i tha që “unë e di që ajo nuk bëhet sepse unë kam folur me mjekët në Milano”, por ai nuk kishte folur me asnjë. Por unë i dëgjoja të gjitha isha aty dhe këto fjalë më rrinë këtu.

Ardit Gjebrea: Ç’domethënë “nuk bëhet”, në çfarë kuptimi?

Desi: “Nuk ka jetë kështu që lëre të vdesë këtu”.

Megjithatë, nëna e Desit nuk hoqi dorë dhe vendosën që me përmirësimin e vajzës, të shkonin në Milano. Familja nuk qe dhe aq e lumtur, çifti grindej vazhdimisht dhe Desi i shihte të gjitha. Ajo kujton vetëm dy momente lumturie me të atin, ditën kur ai e mori nga shkolla dhe mëngjesin kur Desi gatoi për të gjithë familjen. Më pas, shiriti i kujtimeve të lumtura me të atin, këputet./tvklan.al