23-vjeçari Simon Sholla është i riu që u gjet i pajetë në ambientet e konviktit të një shkolle private pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit” në Gjirokastër më 15 janar.
Ai u gjet nga shokët e tij të dhomës, të cilët fillimisht menduan se ai po flinte.
Mësohet se pranë trupit të Simon Shollës janë gjetur ilaçe, çka ngre dyshimet për vetëvrasje si pasojë e konsumimit të dozave të tepërta.
Nga burimet mediatike mësohet se 23-vjeçari trajtohej prej disa kohësh me ilaçe për depresion dhe ishte i mbyllur në vetvete.
Nga deklarimet e shokëve në polici, mësohet se ai trajtohej prej disa kohësh për depresion.
Shokët thanë gjithashtu se ai nuk kishte një familje të shëndetshme, dhe kishte gjetur një strehim shpirtëror te kjo shkollë.
Sipas të afërmve të familjes për shkak të varfërisë babai s’i mbante dot tre fëmijët dhe i ka dërguar në shtëpinë e fëmijës, ose në një zonë kishtare. Simoni dhe motra e tij u rritën në një konvikt fetar, dhe shkoi në Gjirokastër për të vazhduar mësimet e katekizmit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës./Radar.al