Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani në tryezën e përbashkët për të folur lidhur me masat e marra për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ka pohuar se e kanë detyrim ligjor dhe kushtetues që për çdo rast që përmban fakt penal, të nisin hetime.
Gjatë fjalës së tij, Dumani vuri theksin se goditja e krimeve zgjedhore të bëhet në kohë, pasi zvarritja nuk shkakton tjetër gjë përveçse mos besim.
Gjithashtu, përmes kësaj deklarate kreu i SPAK i ktheu dhe përgjigje kryeministrit Edi Rama i cili jo më larg se një ditë më parë tha se strukturat e ngritura nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve për të hetuar krimet e mundshme zgjedhore, po tejkalojnë kompetencat kushtetuese.
“Së pari hetimi është një detyrim ligjor që parashikohet qartë në legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë. Kuvendi në rezolutën pa rekomanduar që ky institucion duke i kujtuar dhe fakteve të bëra publike në media para dhe gjatë procesit zgjedhor si dhe të fillojë hetim në rastet kur ka njoftime.
Në përmbushje të det, SPAK hartoi një strategji dhe një plan masash ku ndër të tjera ka parashikuar dhe grupe hetimore në terren të cilët do të operojnë duke u koordinuar me KQZ dhe prokurorinë. Hetimi do kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik.
Ashtu si dhe është përmbledhur kur krimi zgjedhor përfshirë ai që lidhet me financimet informale goditet në kohë efekti publik është i madh dhe e kundërta zgjatja e hetimeve krijon mos besim. Prandaj, SPAK reflektoi me miratimin e kësaj strategjia nxitur sa i takon disa veprave penale që lidhen me krimin zgjedhor në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit”, tha Dumani ndër të tjera në tryezën e organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 Majit. Duke theksuar më tej se:”Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrave!”
Kujtojmë se ditën e djeshme, kryeministir Rama tha se strukturat e ngritura nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve për të hetuar krimet e mundshme zgjedhore, po tejkalojnë kompetencat kushtetuese.
Gjatë një komunikimi me ndjekësit, Rama uroi që kjo metodë që e rikthen Shqipërinë në kohë të errëta të ndalet menjëherë.
“Nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Unë uroj që kjo do të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet dot kurrën e kurrës që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta saqë kush merret me politikë të survejohet”, tha Rama ndër të tjera ditën e djeshme.