“Hajde se do vr*s veten!”Del e verteta e tr*gjedisë në Shkodër, Kolë Manaj shkoi e mori 44-vjeçaren që t’i mbushte mendjen për ta

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dinamikën e ngjarjes tragjike që tronditi paraditen e kësaj të marte kryeqendrën e veriut, Shkodrën.

34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë partneren e tij 44-vjeçare, Anila Prendushi Ndoka dhe më pas qëlloi veten. Si pasojë i riu humbi jetën, ndërsa nëna e tre fëmijëve mbeti e plagosur rëndë. Aktualisht ajo ndodhet në spitalin e Traumës në luftë për jetën.

Sakaq, mbrëmjen e sotme gazetarja Lala ka rrëfyer në emisionin “Open” se përgjatë kohëve të fundit çifti kishin konflikte me njëri-tjetrit. Ka qenë 44-vjeçarja ajo e cila i kishte kërkuar Manajt që të ndaheshin, mirëpo ky i fundit nuk kishte pranuar sa që kishte inskenuar në kokë dhe planet për të rikthyer partneren e tij me të cilën kishte 5 vite që bashkëjetonte.

Sipas asaj që gazetarja pohoi ky shtetas kishte planifikuar një tentativë vetëvrasje me qëllim që të kthente sërish pranë vetes 44-vjeçaren.

Ditën e sotme ai kishte shkuar te qendra ku dhe Anila punonte dhe e kishte marrë atë me automjetin i cili ishte në pronësi të gruas. Ata kishin qëndruar me makinë në një kompleks pallatesh në zonën “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës ku dhe 34-vjeçari qëlloi me plumb në kokë 44-vjeçaren dhe duke menduar se kjo e fundit kishte ndërruar jetë qëlloi më pas dhe veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sakaq, dy janë pistat të cilat policia ka përqendruar hetimet, ajo e xhelozisë dhe ajo e pamundësisë ekonomike.

Siç kemi raportuar më herët Anila ishte e vetmja që punonte dhe sillte të ardhura në shtëpi, ndërsa 34-vjeçari thuhet se ishte i pa punë.