Elton Ilirjani ka dhënë disa detaje të rëndësishme ditën e sotme, një javë pasi ndihmoi në strehimin e ikonës shqiptare, Parashqevi Simaku.
Në një video të fundit që Ilirjani ka publikuar në rrjetet sociale, zbulon mes të tjerash se askush nuk i ka mbajtur deri më tani premtimet e dhëna për Parashqevinë.
Reagimi i Elton Ilirjanit:
E rëndësishme! Dua të them dy fjalë në lidhje me çfarë po ndodh dhe ku jemi me rastin e Parashqevi Simakut. Sot jemi dy javë që nga momenti që e gjetëm atë në stacionin e trenit këtu në New York City.
Dua të jap informacion se çfarë ka ndodhur dhe ku ndodhemi të paktën me ndihmën që i është dhënë asaj dhe me premtimet që janë bërë nga biznesmenë të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova, etj., kudo që ka shqiptarë.
Për momentin, ne si grup dhe familjarë të Parashqevi Simakut nuk kemi parë asnjë ndihmë konkrete nga këta biznesmenë të cilët u deklaruan me të madhe që në orët e para që do ta ndihmonin të madhën Parashqevi Simaku me ndihma.
Deri në këtë moment, sot, 22 dhjetor 2024, unë, Elvira, vëllai i Parashqevisë, nipi, mbesa, të gjithë, nuk kemi marrë asnjë njoftim, nuk jemi kontaktuar nga asnjë biznesmen shqiptar për ta ndihmuar Parashqevi Simakun.
Më vjen shumë keq që të pranoj faktin e trishtë që askush nuk është ofruar nga këta persona për ta ndihmuar Parashqevinë Nuk e di arsyen pse.
Ndoshta nuk besojnë te ne, te familjarët e afërt, por nuk kam asnjë shpjegim deri më tani. Nuk e kuptoj pse nuk duan të bëhen pjesë e rehabilitimit të Parashqevisë.