Duke nisur nga sot, 28 nëntor 2024, spitalet greke do të kryejnë çdo pasdite operacione falas.
Qeveria e kryeministrit Qirjakos Micotaqis ka vendosur eliminojë radhën e gjatë të pritjes për operacione falas që arrin në 34 500 pacientë, të cilët deri më sot duhej të prisnin deri në një vit derisa t’u vinte radha, pasi nuk kishin para për të paguar për kryerjen në kohë të ndërhyrjes kirurgjikale.
Ndërhyrjet kirurgjikale falas do të kryen çdo pasdite nga ora 15.30, jo vetëm në spitalet shtetërorë, por edhe në ata privatë.
Ministria greke e Shëndetësisë ka vendosur 54 milionë Euro në dispozicion të këtij projekti. Paratë do të shkojnë kryesisht për ato ndërhyrje që do të kryen në spitalet private.
Parashikohet që 24 mijë ndërhyrjet kirurgjikale të kryen brenda një periudhe kohore prej 1 viti. Fillimisht do të trajtohen ata pacientë, të cilët kanë pritur më gjatë, për të arritur në fund tek ata që nuk kanë shumë kohë që janë në listën e pritjes.