Dokumenti i bujshëm! Ja si Erjon Bani urdhëronte shoqërimin e Sali Berishës për Erjon Veliaj, sot të dy nën akuzë

Gjyqtari i gjykatës së posacme Erjon Bani i cili vendosi masën e sigurisë arrest në burg për Erion Veliajn është akuzuar nga mazhoranca si anëtar i PD e për më tepër si lidhje e kryetarit të Partise demokratike Sali Berisha.

Ora News ka siguruar një material ku gjyqtari Erjon Bani në vitin 2023 ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të Sali Berishës për çështjen penale me viktimë akuzuese Erion Veliaj, për veprën penale të shpifjes.

Sipas deklaratave të asaj kohe Sali Berisha shigjetoi Erion Veliajn si person që ka lidhje me Iranin.

Me 15 dhejtor Gjykata e Posaçme ka vendosur pushimin e çështjes, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pasi ky i fundit nuk është paraqitur në seancën gjyqësore.