“Gjuhë poshtëruese, ishte kurth për Zelensky-n” Ja cfare na pret”/ Baton Haxhiu: Ja pse më tremb Donald Trump!

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për përplasjen e Trump me Zelensky-n në Shtëpinë e Bardhë, një ngjarje që e konsideori të paprecedent. Analisti tha se skena iu duk si një kurth ndaj Zelenskyt dhe poshtërimi ndaj tij, tregonte se Presidenca Trump i ngjan më shumë një korporate.

“Realisht unë jam përpjekur gjithmonë t’i analizojë Perandoritë prej këndit të Kosovës, për problemin e Kosovës, Shqipërisë dhe Ballkanit. Kam qenë vetë në Ukrainë dhe e kam parë tmerrin e Ukrainës. I kam shëtitur vendet të cilat pesha e krimit ka qenë në secilën pjesë ku kam vizituar.

E dyta, gabimi serioz, një takim i tillë me ndjeshmëri maksimale, ku flasim për Luftën e Tretë botërore, për humbje, nuk bëhen publike. Një spektakël i tillë ishte i paedukatë. Shtëpia e Bardhë, të vijë pozicioni të flasë kështu, është e patolerueshme, mu duk kurth. Kam qenë pjesëmarrës në negociata më të rënda, por jo me gjuhë poshtëruese.

Këto gjera paraprakisht rregullohen, nuk shkohet me gjëra të paqarta. Prandaj ishte kurth, një gjuhë e korporatëës dhe jo e Zyrës Ovale. Gjuhë e ashpër dhe e padinjitetshme, edhe e Vance edhe e Trump. Është shumë keqe që një njëri nga periferia e botës të flasë për Presidentin e Amerikës, por edhe heshtja ndonjëherë është problematike.

Po të mos dilte ajo skenë nuk do të kishim të drejtë të komentonim, por kur diçka bëhet hapur, kurth i një njeriu që ka vuajtur, ka humbur mbi 100 mijë njerëz, që udhëheq luftën… Në vitin 1992 Amerika që thotë se shteti duhet të ketë vazhdimësi, ata nënshkruan kontratë për të ruajtur sigurinë dhe sovranitetin e Ukrainës, për ti hequr kokat bërthamore, që kanë patur 50% e numrave të Rusisë. Nëse e merr atë përgjegjësi, nëse Clinton e detyron të nënshkruajë dhe sot e poshtëron njeriun që po lufton për të ruajtur sovranitetin, nuk mund të sillesh si shef korporatësh, si Elon Musk. Këtu kemi të bëjmë me njeriun, të drejtat e tij, identiteti kombëtar, nuk mund t’ja rrënosh për 20 minutat e një teatri televiziv.

Ajo që ishte dhimbja më e madhe, ishte fyerja ndaj Evropës. Megjithatë Evropa ka disa kritere dhe vlera, që nuk mund t’i rrënojë dikush me një fjalim të papërgjegjshëm. E paimagjinueshme që dikush të thotë se Evropa nuk mund të mbrojë veten. Kjo është gjuhë, që nuk është e zyrës ovale.

Krejt në fund, dhimbja është te Ballkani. Mund të bësh shumë gjëra, si ajo në Gaza, gjenocidale, por nuk mund të heshtësh mbi këto gjera. Prandaj me frikëson Trump, mënyra se si e ka trajtuar një moment politik të rëndësishëm. Kur flet me luftën e tretë botërore, luan me kartën për këtë, nuk mundesh as në kafe të rakisë ta thuash atë.

Takime të tilla nuk bëhen ashtu. Nuk mund të besoj se në një takim të tillë, një perandori që duhet të shtrijë influencën, jo të flasë për mineralet, si mund ta bëjë një president shteti atë. E patolerueshme. Ti shtrije influencën atje dhe jo presidenti të nënshkruajë mineralet”, tha Haxhiu.