Gazetari “kap mat” Berishën! Çfarë ishte duke bërë me Edi Ramën…

Sali Berisha ka tërhequr vëmendjen e medjave në kulmin e debateve në Kuvend, ku sot u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe shkarkimi i 11 anëtarëve të Këshilit Drejtues të RTSH.

Paparacët kanë kapur “mat” Berishën me iPad-in e tij në dorë, teksa përgatit një postim të radhës në Facebook.

Në fokusin e postimit të Berishës është kryeministri Edi Rama, për të cilin me ironi ka shkruar në videon e postuar: “Qenka zgju mirë kryetari sot”.

Kohët e fundit Edi Rama ka shtuar sulmet ndaj Berishës duke e etiketuar si “Bufi i Kënetës” i cili sipas kryeministrit, ka marrë peng opozitën drejt humbjes së radhës në zgjedhjet e 11 majit.